Update your Cookie Settings to use this feature.
Click 'Allow All' or just activate the 'Targeting Cookies'
By continuing you accept Avaaz's Privacy Policy which explains how your data can be used and how it is secured.
Got it
We use cookies to analyse how visitors use this website and to help us provide you the best possible experience. View our Cookie Policy .
OK
Albanian parties in Macedonia: Partitë shqiptare duhet t’i thonë “JO!” Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së

Albanian parties in Macedonia: Partitë shqiptare duhet t’i thonë “JO!” Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së

1 have signed. Let's get to
50 Supporters

Close

Complete your signature

,
By continuing you agree to receive Avaaz emails. Our Privacy Policy will protect your data and explains how it can be used. You can unsubscribe at any time. If you are under 13 years of age in the USA or under 16 in the rest of the world, please get consent from a parent or guardian before proceeding.
This petition has been created by Xhenis S. and may not represent the views of the Avaaz community.
Xhenis S.
started this petition to
Albanian parties in Macedonia
Ende pa nisur negociatat për koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së ardhshme, pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetori, opinioni shqiptarë në Maqedoni kërkon që të “izolohet” Nikolla Gruevski dhe partia e tij nga ana e shqiptarëve. Njohësit e rrethanave politike në vend porosisin se duhet thënë “JO&excl” këtij të fundit, i cili kurorëzoi fushatën e tij parazgjedhore me retorikë të spikatur nacionaliste.
Shqiptarët duhet t’i thonë Gruevskit “JO&excl”ARSYEJA 1&colonRasti “Sopot” – Në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO‐s dhe një shoqërues civil. Edhe pse pas publikimit të dëshmisë për pafajësinë e banorëve të dënuar, ata në vitin 2010 u liruan nga burgu, ndërsa edhe sot e kësaj dite të akuzuarit për këtë rast janë duke u endur në gjykata.Në shtator të këtij viti, gjykimi për “Sopotin” është prolonguar për datë 28 tetor. Procesi gjyqësor për rastin në fjalë pritet të rifillojë nga fillimi, për shkak se nga rasti është tërhequr gjykatësi, Jani Nica, pasi ai kalon në Gjykatën e Apelit.Tani pritet emërimi i gjykatësit të ri i cili do të merret me rastin e Sopotit, dhe më pas të rifillojë nga e para i tërë procesi gjyqësor.BOMBA 25 – Nga materialet e përgjuara të publikuara nga lideri i LSDM‐së, Zoran Zaev, dëgjohet se si ish ministrja e MPB‐së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.
  • G.J&colon Ata e kanë politikisht, njerëz të pafajshëm janë në burg.
  • S.M&colon Përndryshe me këtë do të pranojmë se i kemi ndjekur “shiptarite”, dhe jo personat që e kanë bërë…
  • G.J&colon Ata shumë se e kanë gajle për ndonjë “shiptar” në burg. Burgjet janë të mbushura me “shiptar”. Ata duan politikisht të poentojnë dhe tani e kanë edhe sezonin.
Në një bisedë tjetër telefonike dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE‐së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvërlevski paraburgim për bashkëqytetarët e tij në procesin gjyqësor “Sopoti”, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski kërkoi nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvërlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë, transmeton Portalb.
ARSYEJA 2&colonBOMBA 32 – Transkript nga biseda mes ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovskës dhe Vllatko Ilivskit&colon
  • V.I&colon Mirë bre ja, shkruaj diçka. Ti&quest
  • G.J&colon Ja me “shiptarët” po merrem.
  • V.I&colon Mos ka pasur konferencë për shtyp, ose jo.
  • G.J&colon Jo.
  • V.I&colon Mirë.
  • G.J&colon Tjetër&quest
  • V.I&colon Nuk e di, asgjë të jashtëzakonshme.
  • G.J&colon Mirë, shkruaj.
  • V.I&colon Deri kur do të vonohesh&quest
  • G.J&colon Ja kam një mbledhje në 6, pastaj do të vij. Ti&quest
  • V.I&colon Nuk e di, edhe unë kam punë.
  • G.J&colon I mjeri. “Shiptarite” shumë më nervozojnë.
  • V.I&colon Mos i trajto aspak.
  • G.J&colon Jo, por si munden bre të jenë aq budalla&quest
  • V.I&colon Ata prej një maskemballi bënë problem, le më nga kjo. Çfarë prite&quest
  • G.J&colon Prej çfarë kanë bërë problem&quest
  • V.I&colon Nga maskemballoni.
  • G.J&colon A po, fis i “paparë”.
  • V.I&colon Ajo është, kosovarizim të Maqedonisë po ndodh nga viti 2001 e këndej.
  • G.J&colon Po, e di. Ashtu pra, atë desha.
  • V.I&colon Hajt pra.
  • G.J&colon Hajt, çao.
ARSYEJA 3&colonBOMBA 38 – Transkript nga biseda mes Gordana Jankullovskës me njeri të panjohur
  • G.J&colon Dhe tani. Këto nga inspektorati nuk janë gati ta shembin. Ai është problemi. Tani e di, ne do të shkojmë, do të na mblidhet “shiptarite”. Biseduam me Milen, transport, të mos e rrënojnë nesër, edhe ata kanë të paraqiten, por ta dinë edhe tanët që të mos bëjmë harxhime. Të mos e shembin nesër, të bëhen gati nga inspektorati, pas Vitit të Ri ta shembin.
  • I panjohuri&colon Dikush u ka treguar për ministrin, përndryshe, ai është paraqitur, është interesuar për atë punë.
  • G.J&colon Ai e di, pasi që ata janë shumë indianë. Ndërtesa është e dikujt, nga BDI dhe i rëndësishëm, andaj këta duhet të bëhen gati, ashtu siç duhet, nuk është puna vetëm të shkojmë, pastaj të na mblidhen “shiptarite”, ndërkaq ata të mos munden ta rrëzojnë objektin.
ARSYEJA 4&colonVideo – VMRO‐DPMNE në miting me këngën “shqiptarët e mallkuar”.ARSYEJA 5&colonGruevski, miting në Dellçevë, 7 dhjetor 2016
  • “BDI dhe PDSH do të na shantazhojnë nëse nuk kemi 63 deputetë. Kjo është hapësirë për skenarin e LSDM‐së”.
ARSYEJA 6&colonGruevski, miting në Shtip, 2 dhjetor 2016
  • “Kur keni element të tillë në shtet si LSDM dhe Zaev, të tjerët do të shohin se si t’i shfrytëzojnë, kështu BDI dhe PDSH po shohin që nëse nuk mundet VMRO‐DPMNE t’i merr 63 deputetë dhe nëse do që të bëjë Qeveri, kryeministrin patjetër duhet ta propozojë BDI. Atë do të na sjellë nëse nuk i marrin 63deputetë.
ARSYEJA 7&colonGruevski miting në Koçan, 30 nëntor 2016
  • “Gjithashtu mësoj se gjatë ditëve të fundit kanë menduar dhe kanë biseduar edhe ide tjera. Duke u bashkuar me struktura të nëntokës, veçmas me shqiptarët radikal në Maqedoni, kanë biseduar për mbushje të kutive, bashkë janë marrë vesh, nuk e di si. Dua t’i porosis të mos luajnë lojëra, sepse më pas e tërë diaspora shqiptare, nga e gjithë Zvicra, nga e gjithë bota, nuk do t’i shpëtojë nga ky popull dhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë”.
ARSYEJA 8&colonGjashtë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve në 12 prill të vitit 2012 në Liqenin e SmillkovësPengimi i ndryshimeve në ligjin për dëshmitarët mbrojtës nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishte obstruksion i VMRO‐DPMNE‐së ndaj institucionit të Prokurorisë Speciale, me të cilën pengon që PSP‐së të hyjnë më thellë në lëndët e vështira si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”, përcjellë Portalb.Deklaratë e Jankullovkës për Monstrën 1 maj 2012
“Bëhet fjalë për grup të personave nga Shkupi, përndryshe janë pjesë të islamit radikal. Kundër përfaqësuesve të grupit do të dorëzohen padi penale për vepër penale “terrorizëm”. Një pjesë e tyre kanë marrë pjesë në luftërat në Afganistan dhe Pakistan, pra kanë luftuar në anën e talebanëve, kundër ushtarëve të NATO‐s”.

ARSYEJA 9&colon 6 shqiptarë u dënuan me nga 2.5 vjet burg për protestat anti‐Monstra.
ARSYEJA 10&colonDosje&colon Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)Familjarët dhe avokatët e të riut nga Gërçeci, Naser Eshtrefi i dënuar me 14 vite burg për vrasjen e maturantit Angjel Petkov në 2014‐tën në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ngjarje që bëri bujë në Maqedoni, kërkojnë të përsëritet gjykimi. Duke shpalosur për Portalb.mk rrëfimin tronditës për Eshtrefin, argumenti kryesor i tyre është se vendimi i gjykatësit për ti dhënë kaq shumë vite burg ka qenë i motivuar politikisht përderisa vrasja ka ndodhur në vetëmbrojte. Rasti është dërguar në Gjykatën Supreme ndërsa kërkohet që ta merr në duar edhe Prokuroria Speciale Publike.ARSYEJA 11&colonPër shkatërrimin e pronave shqiptare në Gjorçe Petrov në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, gjykata nuk dënoi me burg asnjë prej protestuesve maqedonas.Vrasja e 20 vjeçarit, Angjel Petkov ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njejtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar. Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.
ARSYEJA 12&colonFacebook status i deputetit të VMRO‐DPMNE‐së, Dimitar Stavenxhia 13.12.2016&colon Maqedonia 51&colon Shqipëria 49, maqedonasi vet kundër të gjithëve&excl&excl&excl Popull maqedonas&excl Bëhu krenar&excl&excl Gëzohu&excl&excl&excl
Posted (Updated )