Update your Cookie Settings to use this feature.
Click 'Allow All' or just activate the 'Targeting Cookies'
By continuing you accept Avaaz's Privacy Policy which explains how your data can be used and how it is secured.
Got it
We use cookies to analyse how visitors use this website and to help us provide you the best possible experience. View our Cookie Policy .
OK
Peticion/ja_OT Ulqin-TO Ulcinj: Servantesi PA Dulcine-an / Servantes BEZ Dulcine-e

Peticion/ja_OT Ulqin-TO Ulcinj: Servantesi PA Dulcine-an / Servantes BEZ Dulcine-e

1 have signed. Let's get to
50 Supporters

Close

Complete your signature

,
By continuing you agree to receive Avaaz emails. Our Privacy Policy will protect your data and explains how it can be used. You can unsubscribe at any time. If you are under 13 years of age in the USA or under 16 in the rest of the world, please get consent from a parent or guardian before proceeding.
This petition has been created by UL A. and may not represent the views of the Avaaz community.
UL A.
started this petition to
Turistička Organizacija Ulcinj
Ne, qytetarët e Komunës së Ulqinit, nënshkrues të këtij peticioni, drejtuar Organizatës Turistike të Ulqinit – OT Ulqin, kërkojmë anulimin e Konkursit për zgjidhjen ideore ‘Servantes dhe Dulcinea’, të hapur me datë 16 nëntor, 2017.

Bazuar në nenin 144 të Statutit të Komunës së Ulqinit, ‘Qytetarët kanë të drejtë të marrin iniciativën para organeve kompetente për të shqyrtuar vendimmarrjen mbi çështjet e caktuara me interes për popullatën lokale’, duke përfshirë këtu zhvillimin e sportit, kulturës dhe artit, si dhe mbrojtjen e përmendoreve dhe monumenteve. Të indinjuar nga mënyra se si jemi njoftuar për këtë vendim dhe të pakënaqur me përzgjedhjen e bërë, ne kërkojmë anulimin e konkursit për shkak të aryseve të cekura në vijim&colon

1. Qytetarët e Ulqinit dhe shoqëria civile janë neglizhuar plotësisht në procesin e përzgjedhjes së projektit fitues, duke iu mohuar kështu e drejta e pjesëmarrjes në vendimarrje për çështje me interes për popullatën lokale. Ky projekt është vetëm edhe një dëshmi tjetër e neglizhimit të qeverisjes lokale karshi shoqërisë civile dhe akterëve vendor, duke iu mohuar atyre të drejtën e pjesëmarrjes në procesin e planifikimit dhe vendimarrjes në Komunën e tyre, vlera që paraqesin bazat e një qeverisjeje lokale demokratike. Ky vendim është një vazhdueshmëri e një mentaliteti disa vjeçar i cili ka sjellë deri te realizimi i projekteve të tjera me implikime financiare dhe kosto buxhetore akoma më të mëdha e ne të cilat përjashtimi i palëve të interesit në vendimmarrje dhe mos ofrimi i hapësirës për konsultim është shëndrruar në standart. Rikujtojmë që ashensori ‘panoramik’ i mbetur varur si një kujtim i keq në bedenet e Kalasë, paraqet një ‘trashëgimi’ të hidhshme të proceseve të tilla jo mirë të menduara dhe aq më pak të mirë planifikuara.

2. Ky projekt është në kundërshim me Deklaratën ‘Për mbrojtjen e qëndrueshme të qytetit të vjetër të Ulqinit‐ Kalaja’ të mbështetur nga Komuna e Ulqinit, respektivisht Kryetar Nazif Cungu. Në deklaratë, në mes tjerash apelohet që të mirren masa ‘të hiqen ndërtimet shtesë të cilat varfërojnë pamjen, strukturën, dhe funksionalitetin integral të Kalasë.’ Një ‘objekt’ i tillë si skulptura në fjalë, edhe pse në të vërtetë nuk është planifikuar të vendoset në brendësi të mureve të Kalasë, rrezikon ta bëjë pikërisht një gjë të tillë. Arsyeja për këtë është se kjo nismë është në kundërshtim me një qasje të integruar për ruajtjen e këtij monumenti. Lokacioni i përzgjedhur për vendosjen e statujës në fjalë (bazuar në fotografitë e publikuara) është në afërsi të këtij monumenti, që paraqet një prej monumenteve më të çmueshme historike dhe kulturore të qytetit tonë. Vlenë të theksohet se ‘hapësira kulturore’ rreth një objekti të trashëgimisë kulturore luan rol kritik në intepretimin e vlerave trashëgimore të tijë dhe si i tillë, ambienti për rreth përbën një pjesë integrale të monumenteve historike dhe kulturore. Andaj, nuk mund të lejohet që të vijohet tutje me veprime të tilla të pamenduara, sidomos pasi që në të njëjtën deklaratë është apeluar për inicim të dialogut në mes të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, autoriteteve lokale të Ulqinit, pronarëve të ndërtesave në qytetin e vjetër, dhe banorëve e Ulqinit , me qëllim që Kalaja të ruhet në mënyrën e duhur. Një mundësi e tillë nuk i është garantuar qytetarëve të Ulqinit as në këtë rast.

3. Projekti fitues nuk është në përputhje më konceptin e definuar në konkurs. Sipas Nenit 1.2 të këtij konkursi, koncepti i kësaj skulpture duhej të paraqiste dashurinë e madhe në mes të shkrimtarit të madh spanjoll Servantes dhe Dulcinea‐s, të bazuar në konceptin e romanit të tij ‘Don Kishoti’. Duke mos tentuar të cenojmë integritetin e autorit, problemi kryesor në këtë mes është se koncept ideja e shpallur si projekti fitues është në kundërshtim të plotë me qëllimin e konkursit. Figura në fjalë është një figurë aspak tërheqëse dhe jo atraktive në aspektin vizual (përfshirë këtu ngjyrat e zymta, ngurrtësinë, materialian, proporcionet, etj.). Për më tepër, skulptura e propozuar ‘bllokon’ në mënyrë aspak të hijshme pamjen kah bedenet e simbolit më unik të trashëgimisë kulturore të qytetit tonë, Kalasë së Ulqinit, e cila ka vlerë dhe rëndësi lokale, nacionale dhe ndërkombëtare. Skulptura në fjalë mund të konsiderohet simbol i çdo gjëje tjetër, përveç simbol i dashurisë, e që për më tepër, kjo histori dashurie në këtë rast ‘rrëfehet’ pa prezencen e protagonistës krysore – Dulcineas. Duhet theksuar gjithashtu se projekti fitues ka edhe mungesë të origjinalitetit, e që është në kundërshtim të plotë më Kriteret e Përgjithshme të konkursit të shpallur nga TO Ulqin, respektivisht neni 4.1. sipas të cilit një prej parametrave kyç të projektit fitues është ‘origjinaliteti i zgjidhjes ideore dhe artistike.’ Po ashtu, sipas nenit 4.3., ‘përparësi do të kenë zgjidhjet të cilat mund të realizohen me veprime bashkëkohore’ e që projekti i përzgjedhur qartazi nuk paraqët një zgjidhje të tillë.

4. Kundërshtojmë kredibilitetin e konkursit për mosrespektimin e çështjeve procedurale të mirëdefinuara me Ligjin për Kulturë të Malit të Zi. Konkursi si i tillë nuk thirret në bazën ligjore, respektivisht me nenin 70 dhe 71 te Ligjit për Kulturë, me të cilat definohen Konkursi publik dhe E drejta e pjesëmarrjes në konkursin publik. Sipas nenit 71 të këtij ligji, specifikohet që të drejtë pjesëmarrjeje në konkurse publike për projekte të financuara me mjetet e një komune të destinuara për kulturë kanë vetëm qytetarët e Malit të Zi. Edhe pse nuk ka informacion shtesë rreth autorit fitues, veprimtaria artistike e tij e ditur për publikun ndërlidhet me Shqipërinë. Po ashtu, në bazë të nenit 12 të Rregullores për procedurat për zbatimin e konkursit publik, juria vlerësuese duhet të përbëhet nga të paktën 5 persona, në mesin e të cilëve duhet të jenë edhe ekspertë të mirënjohur të fushës. Juria në këtë konkurs përbëhej vetëm nga 3 anëtarë, respketivisht&colon z.Qazim Muja – kryetar, Dr Nail Draga – anëtar dhe Mehmet Aloja – anëtar. Për më tepër, konkursi, përveç shpalljes publike, është zhvilluar i tëri në një qëtësi të plotë dhe është karakterizuar me një mungesë transparence. Përfundimisht, konkursi shihet si problematik për shkak të mosrespektimit të afateve kohore. Sipas nenit 3.5., juria ka afat 7 ditë pas skadimit të datës së dorëzimit të shpall fituesit, respektivisht duhej të ishte data 24.12.2017, gjërsa shpallja e fituesve është bërë në muajin shkurt të vitit 2018.

Të gjitha këto arsye sfidojnë nivelin e profesionalizmit të këtij konkursi dhe si të tillë e bëjnë atë jokredibil dhe të pavlefshëm. Insistojmë që TO Ulqin dhe Komuna e Ulqinit të marrin shemmbull nga kjo nismë për të filluar me praktikën e përfshirjes së qytetarëve dhe opinionit të tyre në procese të cilat ndërlidhen ngushtë me interesin publik në të ardhmen. Qyteti i Ulqinit është një qytet turistik që synon të integrohet gjithnjë e më shumë në tregjet botërore me renome në këtë fushë, prandaj zhvillimi i praktikave të qëndrueshme të vendimmarrjes gjithpërfshirëse është në thelb të pozicionimit strategjik të vendit tonë në këtë hartë tejet kompetitive globale.

Skulptura e përzgjedhur, në kundërshtim me idenë me të cilën
ishte propozuar, mundet fare lehtë të shihet si një simbol që qëndron ‘kundër’ dashurisë, ngaqë ‘ndanë’ Dulcinea‐n nga Servantesi, dhe procesi si tërësi, është një akt që shpreh mungesë të dashurisë dhe respektit të institucioneve lokale ndaj qytetarëve dhe qytetit të Ulqint. Prandaj, për shkak të arsyeve të cekura më lartë, ne kërkojmë nga OT Ulqin që të anuloj konkursin në fjalë dhe si alternativë, propozojmë që shuma e parave të alokuara për këtë skulpturë të rialokohen për mbrojtjen e Kalasë së Ulqinit në përputhje me propozimet e ofruara në bazë të studimeve shkencore në Simpoziumin ndërkombëtar "Mbrojtja e Qëndrueshme e Kalasë Historike "Kalaja" Ulqin – Mali i Zi.



Mi, građani opštine Ulcinj, potpisnici ove peticije, obraćajući se Turističkoj organizaciji Ulcinj ‐ TO Ulcinj, tražimo poništenje konkursa za idejno rješenje “Servantes i Dulcinea“ otvorenog dana 16. novembra 2017. godine.

Shodno članu 144 Statuta Opštine Ulcinj , koji glasi "Građani imaju pravo da pokrenu inicijativu pred nadležnim organima radi razmatranja odlučivanja o određenim pitanjima od interesa za lokalno stanovništvo.. .", uključujući razvoj sporta, kulture i umjetnosti i zaštitu spomenika i spomen obilježja. Ogorčeni zbog načina na koji smo obavješteni o ovoj odluci i nezadovoljni izabranom selekcijom, zahtijevamo odustajanje od konkursa iz slijedećih razloga&colon

1. Građani Ulcinja i civilno društvo potpuno su zanemarenim u procesu odabira pobjedničkog projekta, čime se uskraćuje pravo na učešće u odlučivanju o pitanjima od interesa za lokalno stanovništvo. Ovaj projekat je samo još jedan dokaz zanemarivanja lokalne uprave prema civilnom društvu i lokalnim akterima, uskraćujući im pravo na učešće u planiranju i donošenju odluka u svojoj opštini, vrijednosti koje predstavljaju temelje demokratske lokalne vlasti. Ova odluka je nastavak višegodišnje prakse koja je dovela do realizacije drugih projekata sa više finansijskih uticaja i još većih budžetskih troškova. Upravo ta praksa je dovela do isključivanja zainteresovanih strana u donošenju odluka i propusta pružanja prostora za konsultacije je pretvoren u standard. Podsjećamo da je "panoramski" lift izgrađen na milenijumske zidine Starog Grada ostavljen da služi za loše pamćenje i pokazuje ogorčalo "naslijeđe" loše osmišljenih i planiranih procesa.

2. Ovaj projekat je u suprotnosti sa deklaracijom 'Za održivu zaštitu starog grada Ulcinja ‐ Kalaja' koja je podržana od strane opštine Ulcinj, odnosno gradonačelnika Nazifa Cungua. U deklaraciji se između ostalog poziva na preduzimanje mjera "za uklanjanje dodatnih objekata/zgrada koje urušavaju izgled, strukturu i integralnu funkcionalnost tvrđave ‐ Kalaje”. Jedan 'objekat' poput dotične skulpture , i ako nije smješten unutar starogradskih zidova, rizikuje učiniti upravo to. Razlog za to je što ova inicijativa je u suprotnosti sa integrisanim pristupom za očuvanje ovog monumenta. Izabrana lokacija za postavljanje predmetne skulpture (dokazi u objavljenim fotografijama), je u neposrednoj blizini kulturnog dobra prve kategoriji što predstavlja jedan od najdragocjenijih istorijskih i kulturnih spomenika našeg grada. Vrijedi se navesti da 'kulturni prostor' oko objekta kulturne baštine ima kritičnu ulogu u tumačenju njenih nasljednih vrijednosti i da kao takvo okruženje predstavlja sastavni dio kulturnih i istorijskih monumenata. S toga se ne može dozvoliti da se nastavi sa takvim nesmotrenim radnjama, posebno pošto je u istoj deklaraciji apelovano na „ pokretanje dijaloga između državnih organa Crne Gore, lokalnih vlasti Ulcinja, vlasnika objekata u starom gradu i stanovnika Ulcinja “, kako bi se Stari Grad zaštitio na adekvatan način. Takva mogućnost se nije garantirala građanima Ulcinja niti ovom prilikom.

3. Pobjednički projekat nije u skladu sa definisanim konceptom u konkursu. Prema članu 1.2 ovog konkursa, koncept ove skulpture trebao je pokazati veliku ljubav između velikog španskog pisca Servantesa i Dulcinee. Ne pokušavajući narušavati integritet autora skulpture, glavni problem u ovom kontekstu jeste da je koncept ideja pobjedničkog projekata u potpunoj suprotnosti s konkursom. Figura u pitanju uopšte nije privlačna niti je vizuelno atraktivna (obuhvatajući ovde sumorne boje, krutost, materijal, proporcije itd.). Štaviše, predložena skulptura 'blokira' izgled jedinstvenog simbola kulturnog nasljeđa našeg grada, Starog Grada Ulcinja, koji ima vrijednost lokalnog, nacionalnog i međunarodnog nivoa. Možemo slobodno reći da pobjednička skulptura može biti simbol bilo čega, ali za sigurno ne može se nazvati simbolom ljubavi, a osim toga ljubavna priča u ovom slučaju se 'obilježava' bez prisustva protagonistkinje ‐ Dulcinee. Takođe treba navesti da pobjedničkom projektu nedostaje autentičnost (vidi sliku ispod), što je u potpunoj suprotnosti sa Opštim kriterijumima konkurencije koje je objavila TO, odnosno članom 4.1 prema kojem je jedan od ključnih parametara pobjedničkog projekta 'originalnost konceptualnog i umjetničkog rješenja'. Takođe, prema članu 4.3, 'prioritet će biti dati rješenja koja se mogu ostvariti savremenim akcijama' , u kojem slučaju izabrani projekat ne predstavlja jedno takvo rješenje.

4. Protivimo se kredibiliteta konkursa zbog nepoštovanja proceduralnih pitanja jasno prepisanim Zakonom o kulturi Crne Gore. Konkurs kao takav ne poziva pravne osnove, odnosno član 70 i 71 Zakona o kulturi , kojima se prepisuje javno nadmetanje i pravo na učešće u javnom nadmetanju / konkursu. U skladu sa članom 71 ovog zakona, navodi se jasno da pravo na učešću na javnim konkursima za projekte za kulturu koji se finansiraju sredstvima jedne opštine imaju samo građani Crne Gore. Iako nema dodatnih informacija o pobjedničkom autoru, njegova umjetnička aktivnost poznata javnosti povezana je sa Albanijom. Također, u skladu sa članom 12 Pravilnika o procedurama za sprovođenje javnog konkursa (oglasa), komisija za ocjenjivanje ‐ žiri mora se sastojati od najmanje pet osoba, među kojima moraju biti poznati stručnjaci u ovoj oblasti. Žiri u ovom konkursu sastojao se od samo tri člana, shodno&colon g. Qazim Muja – Predsjednik komisije, Dr Nail Draga ‐ član i Mehmet i Aloja ‐ član. Što više, osim što je konkurs javno objavljen, on je u potpunosti prećutno prošao i karakterizuje se nedostatkom transparentnosti. Na kraju, konkurs se takođe smatra problematičnim zbog nepoštovanja vremenskih rokova. U skladu sa članom 3.5 Stručni žiri je trebao donijeti odluku o rezultatu konkursa u roku od sedam dana od dana isteka roka za predaju konkursnih radova, odnosno trebao je da bude datum 24.12.2017, dok je proglašenje pobjednika donešeno u februaru 2018. godine. Svi ovi razlozi izazivaju sumnju u nivo profesionalnosti ovog konkursa i kao takav ga čini neizvjesnim i nevalidnim.

Insistiramo da TO Ulcinj i Opština Ulcinj uzmu primjer ove inicijative da započnu sa praksom uključivanja građana i njihovog mišljenja u procese koji su blisko povezani sa javnim interesom u budućnosti. Grad Ulcinj je turistički grad koji ima za cilj da se sve više integriše u svjetsko poznata tržišta ove oblasti, tako da je razvoj održivih praksi sveobuhvatnog donošenja odluka u sržu strateškog postavljanja naše zemlje na ovoj visoko konkurentnoj globalnoj mapi. Izabrana skulptura, suprotno ideji koja je predložena, lako se može smatrati simbolom koji se 'suprotstavlja' ljubavi jer 'odvaja' Dulcineu od Servantesa, a proces kao takav je čin koji izražava odsustvo ljubavi i poštovanje lokalnih institucija prema građanima i gradu Ulcinju.

S toga, zbog gore navedenih razloga, tražimo od TO‐Ulcinj da poništi predmetni konkurs i kao alternativu predlažemo da se iznos novčanih sredstava namenjenih ovoj skulpturi preusmjeri za zaštitu Starog Grada Ulcinja u skladu sa ponuđenim predlozima na osnovu naučnih studija na Međunarodnom simpozijumu "Održiva zaštita istorijske tvrđave" Kalaja "Ulcinj ‐ Crna Gora.

Posted (Updated )