×

Drejtuar: Forcave politike parlamentare, grupeve të interesit & qytetareve: Koha për të votuar Reformën në Drejtësi
Gjergji V.
started this petition to
Drejtuar: Forcave politike parlamentare, grupeve të interesit & qytetareve
Nisma Civile #ProReformës në Drejtësi
Drejtuar:
Forcave politike parlamentare, grupeve të interesit & publikut shqiptar
Koha
për të votuar Reformën në Drejtësi
Shqipëria ndodhet para një momenti të rëndësishëm të historisë së 25 viteve të fundit, përpjekjesh të vazhdueshme për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqënies sociale.
Miratimi i reformës në drejtësi, siç dëshmohet edhe nga hulumtimet e fundit, është një prioritet që gëzon mbështetje masive nga ana e qytetarëve shqiptare. Rëndësia e kësaj reforme lidhet jo thjesht me rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian (BE). Ajo është një parakusht për pastrimin e sistemit të drejtësisë, të jetës politike dhe ekonomike të vendit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, si edhe për vetë funksionimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe barazinë para ligjit.
Reforma në Drejtësi lidhet thelbësisht me proceset e brendshme demokratike dhe zhvillimore të vendit, me rivendosjen e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet dhe sistemi demokratik, tek aftësia e proceseve dhe institucioneve për tu shërbyer qytetarëve, tek mundësia e një Shqipërie me demokraci funksionale dhe të zhvilluar ekonomikisht ku qytetarët shqiptarë gjejnë shpresën dhe realitetin e një vendi dhe shoqërie më të mirë.
Zvarritja e mëtejshme ose dështimi i klasës politike në miratimin e Reformës do të ketë pasoja të rënda jo vetëm për procesin e Integrimit Europian të vendit duke e futur në një ngërç disa vjeçar, por gjithashtu do të shkatërrojë besimin qytetar tek ndryshimi I vendit, tek shpresa për drejtësi dhe barazi para ligjit, dhe tek aftësia e institucioneve tona për ta bërë të mundur këtë realitet.
Ne, përfaqësues të grupeve të shoqërisë civile, rretheve akademike, sektorit privat dhe grupeve të tjera jo-shtetërore të interesit, vlerësojmë progresin e deritanishëm të Reformës në Drejtësi, mbështetjen e vazhdueshme të BE, ShBA dhe Komisionit të Venecias, si edhe gadishmërinë e shprehur të përfaqësuesve të BE për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë brenda muajit Dhjetor 2016 nëse palët politike në vend gjejnë konsensusin dhe miratojnë Reformën brenda muajit Qershor 2016.
Ne u bëjmë thirrje partive politike parlamentare të përmbushin përgjegjësinë institucionale dhe morale para qytetarëve për miratimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi.
FTOJMË të gjithë organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e rretheve akademike, sektorin privat, grupet e tjera jo-shtetërore të interesit dhe publikun e gjerë shqiptar t’i bashkohen kësaj nisme për të nxitur partitë politike parlamentare dhe institucionet vendimarrëse të gjejnë konsensusin dhe të miratojnë sa më shpejt Reformën në Drejtësi !
Nënshkrues:
Posted
(Updated )
Report this as inappropriate
There was an error when submitting your files and/or report.