Update your Cookie Settings to use this feature.
Click 'Allow All' or just activate the 'Targeting Cookies'
By continuing you accept Avaaz's Privacy Policy which explains how your data can be used and how it is secured.
Got it
We use cookies to analyse how visitors use this website and to help us provide you the best possible experience. View our Cookie Policy .
OK
Drejtuar: Forcave politike parlamentare, grupeve të interesit & qytetareve: Koha për të votuar Reformën në Drejtësi

Drejtuar: Forcave politike parlamentare, grupeve të interesit & qytetareve: Koha për të votuar Reformën në Drejtësi

1 have signed. Let's get to
50 Supporters

Close

Complete your signature

,
By continuing you agree to receive Avaaz emails. Our Privacy Policy will protect your data and explains how it can be used. You can unsubscribe at any time. If you are under 13 years of age in the USA or under 16 in the rest of the world, please get consent from a parent or guardian before proceeding.
This petition has been created by Gjergji V. and may not represent the views of the Avaaz community.
Gjergji V.
started this petition to
Drejtuar: Forcave politike parlamentare, grupeve të interesit & qytetareve


Nisma Civile #ProReformës në Drejtësi

Drejtuar:
Forcave politike parlamentare, grupeve të interesit & publikut shqiptar




Koha
për të votuar Reformën në Drejtësi




Shqipëria ndodhet para një momenti të rëndësishëm të historisë së 25 viteve të fundit, përpjekjesh të vazhdueshme për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqënies sociale.

Miratimi i reformës në drejtësi, siç dëshmohet edhe nga hulumtimet e fundit, është një prioritet që gëzon mbështetje masive nga ana e qytetarëve shqiptare. Rëndësia e kësaj reforme lidhet jo thjesht me rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian (BE). Ajo është një parakusht për pastrimin e sistemit të drejtësisë, të jetës politike dhe ekonomike të vendit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, si edhe për vetë funksionimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe barazinë para ligjit.

Reforma në Drejtësi lidhet thelbësisht me proceset e brendshme demokratike dhe zhvillimore të vendit, me rivendosjen e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet dhe sistemi demokratik, tek aftësia e proceseve dhe institucioneve për tu shërbyer qytetarëve, tek mundësia e një Shqipërie me demokraci funksionale dhe të zhvilluar ekonomikisht ku qytetarët shqiptarë gjejnë shpresën dhe realitetin e një vendi dhe shoqërie më të mirë.

Zvarritja e mëtejshme ose dështimi i klasës politike në miratimin e Reformës do të ketë pasoja të rënda jo vetëm për procesin e Integrimit Europian të vendit duke e futur në një ngërç disa vjeçar, por gjithashtu do të shkatërrojë besimin qytetar tek ndryshimi I vendit, tek shpresa për drejtësi dhe barazi para ligjit, dhe tek aftësia e institucioneve tona për ta bërë të mundur këtë realitet.

Ne, përfaqësues të grupeve të shoqërisë civile, rretheve akademike, sektorit privat dhe grupeve të tjera jo-shtetërore të interesit, vlerësojmë progresin e deritanishëm të Reformës në Drejtësi, mbështetjen e vazhdueshme të BE, ShBA dhe Komisionit të Venecias, si edhe gadishmërinë e shprehur të përfaqësuesve të BE për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë brenda muajit Dhjetor 2016 nëse palët politike në vend gjejnë konsensusin dhe miratojnë Reformën brenda muajit Qershor 2016.

Ne u bëjmë thirrje partive politike parlamentare të përmbushin përgjegjësinë institucionale dhe morale para qytetarëve për miratimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi.

FTOJMË të gjithë organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e rretheve akademike, sektorin privat, grupet e tjera jo-shtetërore të interesit dhe publikun e gjerë shqiptar t’i bashkohen kësaj nisme për të nxitur partitë politike parlamentare dhe institucionet vendimarrëse të gjejnë konsensusin dhe të miratojnë sa më shpejt Reformën në Drejtësi !



Nënshkrues:



  • Albanian American Trade & Development Association (AATDA-AL)
  • Albanian Policy Centre (APC)
  • Alpo Media
  • Besar Likmeta, Gazetar
  • BIRN Shqipëri
  • Instituti për Zhvillimin e Habitatit CO-PLAN
  • Erjona Rusi, Gazetare
  • EU Policy Hub
  • EuroPartners Development
  • Federalistët e Rinj Europianë (JEF)
  • Fëmijët Janë e Ardhmja
  • Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
  • Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA)
  • Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  • Instituti per Studime Publike dhe Ligjore
  • Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  • Instituti për Politika Publike dhe Private
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  • Lëviz Albania
  • Levizja Rinore Egjiptiane dhe Rome
  • Lëvizja Europiane Shqipëri – EMA
  • Lëvizja MJAFT!
  • Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem
  • Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
  • Lutfi Dervishi, Gazetar
  • Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
  • Qendra Hap pas Hapi
  • Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare
  • Qendra Res Publica
  • Qendra per Zhvillim Komunitar "Sot Per te Ardhmen"
  • Qendra për Çështjet e Informimit Publik
  • Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
  • Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CSDC)
  • Roma Active Albania
  • Rrjeti i Grave - Barazi ne Vendimmarrje
  • Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë
  • Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
  • Shoqata “Together For Life”
  • Shoqata e Prinderve
  • Unioni i Gazetareve Shqiptare













































































  • Posted (Updated )