By continuing you accept Avaaz's Privacy Policy which explains how your data can be used and how it is secured.
Got it
We use cookies to analyse how visitors use this website and to help us provide you the best possible experience. View our Cookie Policy.
OK
This petition is closed
Drejtuar: Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama: Tërhiq propozimin për dënimin me burg të shpifjes, dekriminalizo shqipfjen

Drejtuar: Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama: Tërhiq propozimin për dënimin me burg të shpifjes, dekriminalizo shqipfjen

This petition is closed
60 have signed. Let's get to  200
60 Supporters

Gjergj E.
started this petition to
Drejtuar: Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama
Një grup organizatash të medias, gazetarësh, aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe qytetarësh, duke marrë parasysh se:

a) Liria e shprehjes është sakaq shumë e dobët në Shqipëri për qytetarët dhe gazetarët;

b) Duke pasur parasysh klimën mbizotëruese të ndëshkimit ekstraligjor ekzistues ndaj fjalës së lirë;

c) Duke pasur parasysh nivelin sakaq alarmant të vetëcenzurës nga frika e pasojave ekstraligjore të shkaktuara nga mungesa e sundimit të ligjit mes qytetarëve dhe gazetarëve;

d) Duke pasur parasysh praktikat më të mira ndërkombëtare

dhe,

a) të alarmuar nga propozimi i qeverisë për instalimin në kodin penal të nenit 238/a të Kodit Penal për dënimin e shpifjes ndaj zyrtarëve publik me deri tre vjet burg;

b) të alarmuar nga rreziku i lartë për abuzim të zyrtarëve përmes këtij ligji në dëm të lirisë së shprehjes;

c) të alarmuar nga mënyra thellësisht jodemokratike se si qeveria aktuale e sheh të drejtën e lirisë së shprehjes;

gjykojmë se:

a) propozimi bie ndesh me rekomandimet aktuale ndërkombëtare që bëjnë thirrje për dekriminalizim të plotë të shpifjes dhe jo për ashpërsim të dënimit të saj;

b) gjykojmë se fryma e propozimit sugjeron dëshirën e qeverisë për të kërcënuar kritikët dhe jo për të luftuar fenomenin e shpifjes;

c) gjykojmë se një legjislacion i tillë i hap rrugën përndjekjes së gazetarëve dhe qytetarëve;

d) gjykojmë se situata aktuale e sistemit të drejtësisë është larg të qenit garantues të gjykimit të drejtë të rasteve komplekse si akuza penale për shpifje;

e) gjykojmë se Shqipëria vuan nga mungesa e lirisë dhe jo nga tepria e lirisë;

për këto arsye kërkojmë;

a) tërheqjen e menjëhershme të qeverisë nga projektligji i propozuar;

b) shfuqizimin sa më parë të nenit 120 të Kodit Penal dhe transferimin e shpifjes vetëm te legjislacioni civil.


Shoqatat dhe qytetarët nismëtarë
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative Shqipëri (BIRN Albania)

Shoqata të tjera dhe individë