Update your Cookie Settings to use this feature.
Click 'Allow All' or just activate the 'Targeting Cookies'
By continuing you accept Avaaz's Privacy Policy which explains how your data can be used and how it is secured.
Got it
We use cookies to analyse how visitors use this website and to help us provide you the best possible experience. View our Cookie Policy .
OK
This petition is closed
Largimin e Myslim Murrizit nga pozicioni i nenkryetarit dhe deputetit

Largimin e Myslim Murrizit nga pozicioni i nenkryetarit dhe deputetit

This petition is closed
50 Supporters

Down S.
started this petition to
Kuvendi i Republikes se Shqiperise
Fondacioni ”Down Syndrome Albania“, prej
pesë vitesh zhvillon aktivitetin e tij me qëllim përmirësimin e realizimit të
të drejtave, nevojave dhe potencialit të personave me sindromën Down dhe
personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri si dhe rritjen e ndërgjegjësimit
për zhdukjen e stereotipeve dhe shembjen e miteve për personat me aftësi të
kufizuara intelektuale.

Ky fondacion, si përfaqësues i komunitetit të personave me
sindromën Down dhe i prindërve të tyre, e shikon si detyrë dhe përgjegjësi të
saj të reagojë mbi gjuhën diskriminuese të përdorur nga Z. Myslim Murrizi, në
profilin e tij në facebook. (teksti si më poshtë)  “ Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju
bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku
valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun
komenton ne fb tim”-
shkruan Murrizi.  Ne gjykojmë që gjuha e përdorur nga deputeti është një
praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe
specifikisht personat me sindromën Down dhe familjarëve të tyre pasi nxit
diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të
familjarëve të tyre. Për sa më lart Fondacioni Down Syndrome Albania po
organizon këtë peticion me qëllim që Z. Murrizi të kërkojë falje publike si dhe
të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si nënkryetar dhe deputet i Republikës
së Shqipërisë. Ju ftojmë të na bashkoheni që të përçojmë mesazhin që ne si
shtetas të këtij vendi dënojme çdo gjuhë që sjell urretje apo prek dhe dëmton
dinjitetin dhe moralin e personave me sindromën Down apo aftësi të tjera të
kufizuara si dhe familjarëve të tyre.
Posted (Updated )